Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.6.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Yrfet Shkreli  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:   

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Yrfet Shkreli, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.  

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Genta Tafa Bungo relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.        

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.          

Ky vendim u shpall sot, në datën 14.6.2023