Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.6.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Mirela Zavalani bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Mirela Zavalani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Xhensila Pine antare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 15.6.2023