Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur fillimin e procedurave për konkurrim publik të marrjes me qira të disa ambienteve për sistemimin e punonjësve të tij. Të interesuarit mund të paraqesin ofertat e tyre,duke iu referuar kritereve ligjore dhe specifikimeve teknike, si më poshtë vijon:
I.Kriteret ligjore që duhet të plotësojnë ofertuesit
- Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës të vërtetuar me certifikatë pronësie, lëshuar nga ASHK-ja bashkë me kartelën dhe hartën shoqëruese të pronës, si dhe genplan-in;
- Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekore apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja;
- Vërtetim nga FSHU-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike.
- Vërtetim nga UKT-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit nga ujësjellës-kanalizimet.
- Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor;
- Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe:
- Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera;
- Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-sigurime;
- Ekstrakt QKR-je që vërteton se ka status aktiv.
- Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe kritereve ligjore-teknike që kërkohen nga KPK-ja (qiramarramarrësi).
- Kopje ID e titullarit të pronës/ambienteve.
- Vërtetim të numrit të llogarisë bankare në një nga bankat e nivelit të dytë në RSH.
- Ofertë me shkrim e çmimit të qirasë së ambienteve, në muaj.
II.Kërkesat specifike të ambienteve objekt qiramarrjeje
1 Sipërfaqja në total e ambienteve të brendshme të jetë 100 m2 – 150 m2;
- Ambientet mund të ofrohen nga 1 ose maksimumi 2 qiradhënës të pronës, por në total i gjithë ambienti duhet të jetë jo më shumë sesa sipërfaqja e parashikuar në pikën 1, kreu II.
- Ambienti duhet te jetë sa më pranë godinës ekzistuese dhe jo më shumë se100 metra në vijë ajrore larg godinës ish- “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, “Rruga e Kavajës”, Tiranë.
- Preferohet që nisur nga rëndësia e institucionit objekti duhet të ndodhetpranë dhe nën mbikëqyrjen e vendrojeve të godinës ekzistuese të KPK-së dhe ONM-së.
- Objekti/ambientet duhet të kenë të instaluara sistemin e vëzhgimit me kamera brenda dhe jashtë.
- Objekti duhet të ketë të veshur sipërfaqen e xhamave me adeziv, i cili të lejojë pamjen nga Brenda-jashtë dhe të pengojë pamjen nga jashtë-brenda.
- Ambienetet e brendshme të jenë “Open Space” të përshtashme dhe të ofrojë funksionalitet/ndarje për të sistemuar postet e punës së punonjësve të KPK-së.
- Objekti duhet të ketë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jetë i pajisur me matësit e ujit dhe të energjisë elektrike.
- Objekti duhet të jetë i përfunduar me dyer, dritare, i lyer dhe i gatshëm/i lirë për t’u shfrytëzuar nga qiramarrësi.
- Objekti/ambientet duhet të këtë sistem kondicionimi dhe ajrimi, të instaluara dhe plotësisht funksionale.
- Objekti/ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar, si dhe rrjetin e prizave të energjisë elektrike.
- Ambjentet duhet te jenë bosh dhe i lire, dorëzimi i objektit do të behet brenda 7 ditëve nga njoftimi për lidhje kontrate.
- Ambientet/objekti në total duhet të kenë minimalisht 2 tualete të kompletuara me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë.
- Ofertuesi duhet të përcaktojë çmimin (oferta ekonomike), vlerën mujore të qirasë për një muaj, duke përfshirë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
- Pagesa e qirasë do bëhet çdo muaj në lekë, brenda datës që palët do të bien dakord në kontratën me shkrim.
- Afati i kontratës së qiradhënies të jetë jo më pak se një vit me të drejtë rinovimi. Afati do të përcaktohet gjithmonë nga qirammarësi, i cili njofton me shkrim 30 ditë para mbarimit të kontratës qiradhënësin.
III. Paraqitja e dokumentave dhe ofertës së qirasë së ambienteve
- Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertave ekonomike duhet të bëhet brenda datës 26 shkurt 2021, ora 16:00, me postë ose dorazi pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, godina ish – “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, “Rruga e Kavajës”, Tiranë.
- Për çdo komunikim apo sqarim, lutemi na shkruani në adresën elektronike info@kpk.al, ose kontaktoni në numrin cel.: 069 26 20 200.