Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 19.2.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Mariana Shegani (Dedi) bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.2.2021, vendosi :

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariana Shegani (Dedi), gjyqtare pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.