Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur fillimin e procedurave për konkurrim publik të marrjes me qira të disa ambienteve për sistemimin e punonjësve të tij.  Të interesuarit mund të paraqesin ofertat e tyre,duke iu referuar kritereve ligjore dhe specifikimeve teknike, si më poshtë vijon:

      I.Kriteret ligjore që duhet të plotësojnë ofertuesit

  • Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës të vërtetuar me certifikatë pronësie, lëshuar nga ASHK-ja bashkë me kartelën dhe hartën shoqëruese të pronës, si dhe genplan-in;
  • Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekore apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja;
  • Vërtetim nga FSHU-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike.
  • Vërtetim nga UKT-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit nga ujësjellës-kanalizimet.
  • Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor;
  • Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe:
  • Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera;
  • Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-sigurime;
  • Ekstrakt QKR-je që vërteton se ka status aktiv.
  • Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe kritereve ligjore-teknike që kërkohen nga KPK-ja (qiramarramarrësi).
  • Kopje ID e titullarit të pronës/ambienteve.
  • Vërtetim të numrit të llogarisë bankare në një nga bankat e nivelit të dytë në RSH.
  • Ofertë me shkrim e çmimit të qirasë së ambienteve, në muaj.

      II.Kërkesat specifike të ambienteve objekt qiramarrjeje

1 Sipërfaqja në total e ambienteve të brendshme të jetë 100 m2 – 150 m2;

  1. Ambientet mund të ofrohen nga 1 ose maksimumi 2 qiradhënës të pronës, por në total i gjithë ambienti duhet të jetë jo më shumë sesa sipërfaqja e parashikuar në pikën 1, kreu II.
  2. Ambienti duhet te jetë sa më pranë godinës ekzistuese dhe jo më shumë se100 metra në vijë ajrore larg godinës ish- “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, “Rruga e Kavajës”, Tiranë.
  3. Preferohet që nisur nga rëndësia e institucionit objekti duhet të ndodhetpranë dhe nën mbikëqyrjen e vendrojeve të godinës ekzistuese të KPK-së dhe ONM-së.
  4. Objekti/ambientet duhet të kenë të instaluara sistemin e vëzhgimit me kamera brenda dhe jashtë.
  5. Objekti duhet të ketë të veshur sipërfaqen e xhamave me adeziv, i cili të lejojë pamjen nga Brenda-jashtë dhe të pengojë pamjen nga jashtë-brenda.
  6. Ambienetet e brendshme të jenë “Open Space” të përshtashme dhe të ofrojë funksionalitet/ndarje për të sistemuar postet e punës së punonjësve të KPK-së.
  7. Objekti duhet të ketë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jetë i pajisur me matësit e ujit dhe të energjisë elektrike.
  8. Objekti duhet të jetë i përfunduar me dyer, dritare, i lyer dhe i gatshëm/i lirë për t’u shfrytëzuar nga qiramarrësi.
  9. Objekti/ambientet duhet të këtë sistem kondicionimi dhe ajrimi, të instaluara dhe plotësisht funksionale.
  10. Objekti/ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar, si dhe rrjetin e prizave të energjisë elektrike.
  11. Ambjentet duhet te jenë bosh dhe i lire, dorëzimi i objektit do të behet brenda 7 ditëve nga njoftimi për lidhje kontrate.
  12. Ambientet/objekti në total duhet të kenë minimalisht 2 tualete të kompletuara me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë.
  13. Ofertuesi duhet të përcaktojë çmimin (oferta ekonomike), vlerën mujore të qirasë për një muaj, duke përfshirë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
  14. Pagesa e qirasë do bëhet çdo muaj në lekë, brenda datës që palët do të bien dakord në kontratën me shkrim.
  15. Afati i kontratës së qiradhënies të jetë jo më pak se një vit me të drejtë rinovimi. Afati do të përcaktohet gjithmonë nga qirammarësi, i cili njofton me shkrim 30 ditë para mbarimit të kontratës qiradhënësin.

     III. Paraqitja e dokumentave dhe ofertës së qirasë së ambienteve

  1. Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertave ekonomike duhet të bëhet brenda datës 26 shkurt 2021, ora 16:00, me postë ose dorazi pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, godina ish – “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, “Rruga e Kavajës”, Tiranë.
  2. Për çdo komunikim apo sqarim, lutemi na shkruani në adresën elektronike info@kpk.al, ose kontaktoni në numrin cel.: 069 26 20 200.