Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Andri Ymeri, nuk u zhvillua e plote, pasi subjekti kërkoi verbalisht përjashtimin e dy antarëve të trupit gjykues. Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga znj. Pamela Qirko kryesuese, z. Roland Ilia relator dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar, vendosi ti japë kohë subjektit të rivlerësimit deri ne orën 12:00 të datës 14.6.2022, të depozitojë me shkrim dhe të bazuar në ligj kërkesën e tij. 

Komisioni do të njoftojë vijimin e seancën dëgjimore, duke e bërë publike datën dhe orën në faqen  e tij zyrtare.