Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas zhvillimit të seancës dëgjimore, sot ne datë 7.3.2024, ka vendosur të riçelë hetimin administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Madrid Kullolli.

Për rrjedhojë, seanca për shpalljen e vendimit nuk do të zhvillohet siç ishte njoftuar për në  datën 8.3.2024, ora 9:45.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.