Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se sot, datë 4.3.2024, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Pranvera Stafa Selita, nuk u zhvillua e plotë.

Nga salla e seancave publike, subjekti i rivlerësimit kërkoi shtyrjen e seancës dëgjimore, pasi përfaqësuesi i saj ligjor ishte në pamundësi për të marrë pjesë për shkak të një tjetër angazhimi në gjykatë. Në vijim të kësaj kërkese, subjekti i rivlerësimit paraqiti gjithashtu vërtetim nga gjykata, si dhe vuri në dijeni Komisionin se e kish dorëzuar kërkesën për shtyrje pranë KPK-së nëpërjet postës elektronike dhe Postës Shqiptare.

Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar dhe pasi diskutoi mbi kërkesën e subjektit, znj. Pranvera Stafa Selita, vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 6.3.2024, ora 10:00.