Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023