Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Olger Eminaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Olger Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
- Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016 të transferojë pranë organit kompetent, ILD, për inspektim procedimet penale me nr. 275/2020, nr. 179/2021 dhe nr. 436/2022, të hetuara nga subjekti i rivlerësimit.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 31.3.2023.