Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Hysa bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:     

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Petrit Hysa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.       

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.        

Ky vendim u shpall sot, në datën 24.5.2023.