Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Caka bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:     

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Caka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.     

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Olsi Komici relator, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.       

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.        

Ky vendim u shpall sot, në datën 23.5.2023.