Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Ylli Pjeternikaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,z. Ylli Pjeternikaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
  2. Transferimin e katër çështjeve të adresuara nga denoncimet në të cilat është vërejtur e njejta problematikë, pranë institucionit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore ose shkaqe për t’u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik, sipas pikës 4, të nenit 59, të  ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar ngaznj. Etleda Çiftja, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.