Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Urim Buci bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Urim Buci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
  2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë pranë organit kompetent, ILD, për inspektim, kallëzimin penal me nr. 142/2022, kallëzimin penal nr. 678/2021, dhe procedimin penal me nr. 139/2019, të hetuara nga subjekti rivlerësimit.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 27.4.2023