Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datë 9.3.2020 ora 14:15, nuk u zhvillua. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi sot subjekti i rivlerësimit z. Aliaj, ka paraqitur sërish raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Seanca dëgjimore e rradhës do të mbahet në datë 11.03.2020, në orën 11:00, në të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve.