Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, me  detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 11.3.2020, ora 11:00, është shtyrë sërish.

Kjo pasi subjekti i rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, ka paraqitur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për herë të tretë raport mjekësor, për arsye shëndetësore.

Trupi gjykues vendosi të hetojë procedurat ligjore të ndjekura për lëshimin e raporteve, konkretisht, të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë, auditimin e procedurave të ndjekura për  lëshimin e raporteve duke ngritur një grup mjekësh, për të verifikuar ligjshmërinë e raporteve, si dhe t’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, të marrë masa për ekzaminimin e subjektit të rivlerësimit  nga një mjek i caktuar prej tyre.

Lidhur me datën, ditën dhe orën e seancës dëgjimore, trupi gjykues do t’ju njoftojë përmes faqes zyrtare të Komisionit.