Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Violeta Shkurta, që ishte përcaktuar për t’u mbajtur këtë të enjte, datë 18.11.2021, nuk u zhvillua. Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, ka njoftuar pamundësinë për të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore duke paraqitur raport mjekësor. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datë 24.11.2021, ora 14:00.