Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, përkatësisht në datat 27.5.2022, 13.6.2022, 9.12.2022, 12.12.2022,13.12.2022, 14.12.2022  dhe në datën 19.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Andri Ymeri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Andri Ymeri, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. 

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Ky vendim u shpall sot, në datën 21.12.2022.