Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Olkeda Lice bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Olkeda Lice, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 19.12.2022