Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Ardit Mustafaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj Brunilda Bekteshi relatore, znj. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.