Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29.4.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Arian Ndoja i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  6.5.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit,  Z. Arian Ndoja, prokuror në prokurorinë e Rrethit Durrës.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Firdes Shuli relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.