Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 10.3.2022 dhe në datën 13.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Bevis Shehaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.6.2022, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bevis Shehaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Olsi Komici relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.