Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Klodian Braho , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.07.2019 me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Klodian Braho, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.