Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.07.2019  për subjektin e rivlerësimit, z. Olsian Çela , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.07.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj , z. Olsi Komici relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.