Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Altina Nasufi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.7.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Altina Nasufi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti ivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.