Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.2.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Arta Llazari bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
- Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Arta Llazari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
- Transferimin e çështjeve që i korrenspondon vendimit gjyqësor të subjektit të rivlerësimit nr. 779, datë 30.7.2021, si dhe çështjes gjyqësore, nr. 21271, datë 25.10.2018, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,
Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 13.2.2023.