Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Etleva Gjamo bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Gjamo, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Firdes Shuli anëtare  do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.   

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.   

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.   

Ky vendim u shpall sot, në datën 8.11.2022.