Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 28.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Evjeni Sinojmeri bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.4.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.