Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.10.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Bejleri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.10.2021, me shumicë votash vendosi:

 

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Manjola Bejleri, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.