Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Nevrie Duka (Halo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Nevrie Duka (Halo), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Genta Tafa Bungo relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.