Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Kapedani, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 9.5.2022, ora 10:00, nuk u zhvillua e plotë.
Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se kishte vendosur të shtynte për herë të dytë seancën dëgjimore, pasi subjekti kishte paraqitur sërish raport mjekësor.
Seanca degjimore e radhës do të zhvillohet në datën 16.5.2022, ora 10:00.