Vendimi Nr: 726
Data e vendimit: 15.12.2023
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Belina Zeneli (Kryemadhi), ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 23.02.2024.
Tiranë, më datë 26.02.2024.
Vendimi Nr: 718
Data e vendimit: 24.11.2023
Subjekti i rivlerësimit:Znj. Gilda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 03.01.2024.
Tiranë, më datë 0.4.01.2024.
Subjekti: Z. Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.12.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Hektor Mushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Hektor Mushi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Lulzim Hamitaj, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 15.12.2023.

Subjekti: Znj. Zena Lila, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari


NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS PËR SHPALLJEN E VENDIMIT PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. ZENA LILA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njofton se në vijim të seancës dëgjimore, për subjektin e rivlerësimit Zena Lila, diskutoi lidhur ...

Subjekti:Z. Hektor Mushi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm, Elbasan.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), pritën në një takim zyrtar një delegacion me deputetët e Komisionit për Legjislacion të  Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm në takimin e zhvilluar në ambientet e KPK-së, ishin edhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monotorimit (ONM).

Reforma në sistemin e drejtësisë dhe procesi i rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë, ishte në fokus të këtij takimi.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia dhe komisionerët e njohën delegacionin me proceset e punës së institucionit dhe ecurinë e procesit të rivlerësimit në këto 6 vjet, duke u ndalur te përvojat pozitive si dhe vështirësitë e tij.

Ndërsa nga ana e tyre deputetët e Komisionit për Legjislacion të  Kuvendit të Republikës së Kosovës shprehën shprehën interes për të përfituar sa më shumë nga eksperienca e Shqipërisë në procesin e vettingut.

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. MARIOLA MËRTIRI

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njofton se në vijim të seancës dëgjimore, për subjektin e rivlerësimit Zena Lila, diskutoi lidhur me shpjegimet dhe provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit referuar rezultateve të hetimit, si dhe kërkesës së përfaqësuesit ligjor gjatë seancës dëgjimore publike të datës 13.12.2023.

Trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin administrativ për t’i kërkuar informacion bankës RFZ, lidhur me llogarinë bankare të blerësit në vitin 2005 (sipas kërkesës në seancë), si dhe për ti kërkuar informacion bankës së nivelit të dytë, lidhur me interesat e përfituara nga maturimi i bonove të thesarit për vitet 2011-2016.

Ky dokumentacion u vleresua i nevojshëm për vendimmarrjen nga ana e trupit gjykues pasi nga subjekti i rivlerësimit nuk është paraqitur informacion i dokumentuar.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.12.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Agovi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: 

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Arben Agovi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Roland Ilia relator, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. 

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Ky vendim u shpall sot, në datën 13.12.2023