Subjekti: Z.Bardhyl Shehu, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Pamela Qirko, Xhensila Pine

NJOFTIM PËR SHTYRJE SEANCE DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. BARDHYL SHEHU

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Bardhyl Shehu, e përcaktuar për t’u mbajtur ...

 
 
Vendimi Nr: 674
Data e vendimit: 15.6.2023
Subjekti i rivlerësimit : Znj. Elena Pelushi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 8.8.2023.
Tiranë, më datë 9.8.2023.
 
Subjekti: Znj. Anila Karanxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu
 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Bardhyl Shehu, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 19.7.2023, ora 13:00, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Seanca dëgjimore do të mbahet në datën 7.8.2023, ora 13:00, në po të njejtën sallë në Pallatin e Koncerteve.

Komsioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 1 vend vakant për pozicionin Specialist i pritjes me popullin, me afat 12 muaj në këtë institucion

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit i pritjes me popullin me afat 12 muaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Të zotërojnë diplomë master në Drejtësi.
  • Të kenë eksperiencë pune, jo më pak se 1 vit;
  • Të kenë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 1 gusht 2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Xhelian Seferi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhelian Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Roland Ilia relator, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 14.7.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.7.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Felaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë  të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Felaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, z. Olsi Komici relator, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 14.7.2023.

Subjekti: Z. Xhelian Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, Roland Ilia
Subjekti: Z. Xhelian Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, Roland Ilia
Subjekti: Znj. Alma Felaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Durrës. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Etleda Çiftja, Olsi Komici