Subjekti : Znj Matilda Fetau, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vendi :  Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu
Subjekti : Znj Matilda Fetau, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vendi :  Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu

             SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të Sekretarisë Gjyqësore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

a.Të zotërojnë diplomë të nivelit master profesional ose shkencor në Drejtësi.

b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c.Të kenë të paktën një vit përvojë pune në profesion.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 11 qershor 2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.                            

Subjekti : Z.Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vendi :  Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese:Alma Faskaj, Etleda Çiftja, Suela Zhegu

NJOFTIM PËR RIÇELJEN E HETIMIT PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ARTUR ISMAJLUKAJ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit z. Artur Ismajlukaj, e ...

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit z. Artur Ismajlukaj, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 29.5.2023, ora 9:45, nuk do të zhvillohet, pasi trupi gjykues ka vendosur të riçelë hetimin administrativ.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.      

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Lazer Sallaku  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Lazer Sallaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.          

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023. 

Subjekti: Z. Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Vlore Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari
 
Subjekti: Z. Lazer Sallaku, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Brunilda Bekteshi
 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elvana Çiçolli  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:    

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elvana Çiçolli, gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.  

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Etleda Çiftja  relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.         

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.             

Ky vendim u shpall sot, në datën 25.5.2023