Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Caka bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Caka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Olsi Komici relator, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 23.5.2023.
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. PETRIT HYSA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Hysa, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 19.5.2023, ora 10:00, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.
Seanca dëgjimore do të mbahet në datën 22.5.2023, ora 13:00, në po të njejtën sallë në Pallatin e Koncerteve.