Subjekti: Z. Elidon Hysenaj, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj
RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 23.10.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.
RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR EKONOMIK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Këshilltar Ekonomik në këtë institucion
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit Ekonomik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi, me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundëravajtjeje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 8.10.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.9.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Suela Salavaçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016 me shumicë votash vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Suela Salavaçi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të referojë pranë organit kompetent (ILD), për të vlerësuar nëse ka shkaqe për hetim disiplinor nga ana e këtij organi, lidhur me kallëzimin e regjistruar me nr. 1253, të vitit 2014, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 28.9.2023.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.9.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Agron Bushati, bazuar në ligjin nr. 84/2016 vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Agron Bushati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të referojë pranë organit kompetent (ILD) për vlerësim denoncimin e ardhur pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në datën 26.9.2023, bazuar në nenin 103/e të ligjit nr. 96/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 27.9.2023.
Subjekti: Z. Agron Bushati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo
Subjekti: Z. Agron Bushati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo