RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të Sekretarisë Gjyqësore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi.
b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c.Të kenë të paktën një vit përvojë pune në profesion.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 12 tetor 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST BUXHET/FINANCË ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin vakante të specialistit të financë-buxhetit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.
b- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në profesion.
d- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidati duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidati duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 12 tetor 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Ariana Gumbardhi (Caco), me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 28.9.2022, nuk u zhvillua e plotë.
Përfaqësuesi ligjor i subjekti i rivlerësimit nga salla e seancave publike i kërkoi trupit gjykues të merrte në shqyrtim tre kërkesa procedurale.
Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga znj. Pamela Qirko kryesuese, z. Roland Ilia relator dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar, vendosi t’i kalojë për shqyrtim një trupi tjetër gjykues kërkesën e subjektit për përjashtimin e anëtares Etleda Çiftja, ndërsa për dy kërkesat e tjera, kryesuesja e trupit gjykues, znj. Pamela Qirko, njoftoi se Komisioni do të shprehet pasi të legjitimohet anëtari i tretë.
Data për vijimin e seancës do ti njoftohet subjektit të rivlerësimit përmes postës elektronike si dhe publikut në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Vendim Nr: 553
Data e vendimit: 18.7.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elsa Kareçi,prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.9.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Shytko, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Shytko, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 28.9.2022.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.9.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Shefkie Mataj (Demiraj) bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Shefkie Mataj (Demiraj), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 28.9.2022.
Subjekti: Znj. Ariana Gumbardhi (Caco), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja,Pamela Qirko, Roland Ilia
Subjekti: Znj. Shefkie Mataj (Demiraj), gjyqtare pranë Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Pamela Qirko
Subjekti: Z. Edmond Shytko, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi,Firdes Shuli, Suela Zhegu
Vendim Nr: 555
Data e vendimit: 22.7.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Alfred Sali, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.