Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit znj. Ariana Gumbardhi (Caco) me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 22.9.2022, ora 10:00, për arsye objektive do të shtyhet në datën 28.9.2022 ora 13:30.
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. ARIANA GUMBARDHI CACO
Vendim Nr: 562
Data e vendimit: 16.9.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Bedri Qori, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendim Nr: 554
Data e vendimit: 18.7.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Albert Meça, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendim Nr: 561
Data e vendimit: 16.9.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Flora Hasimi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST PËR ZBARDHJEN DHE REDAKTIMIN E VENDIMEVE
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a..Të zotërojnë diplomë master profesional ose shkencor në degën gjuhë-letërsi.
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të kenë të paktën tre vite përvojë pune në profesion.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
- Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 3.10.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST JURIST
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin Specialist jurist në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
-
- Të zotërojnë diplomë master profesional ose shkencor në Drejtësi.
- Të kenë eksperiencë pune, jo më pak se 1 vit;
- Të kenë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidati duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidati duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
- Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 3.10.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Subjekti: Z. Arian Permeti, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu,Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.9.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Julian Xhengo, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Julian Xhengo, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Firdes Shuli relatore dhe z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 14.9.2022.
Subjekti: Z. Julian Xhengo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Firdes Shuli
Vendim Nr: 552
Data e vendimit: 14.7.2022
Subjekti i rivlerësimi: Znj. Riselda Fishta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.