Vendim Nr: 528
Data e vendimit: 6.5.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Arian Ndoja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Subjekti: Z. Gjergji Tako, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Çiftja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shënon sot 5 vjetorin e konstituimit të tij. 12 komisionerët e votuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nisën zyrtarisht ushtrimin e detyrës më 17 qershor 2017, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Misioni të cilin morën përsipër 12 anëtarët e Komisionit nuk ishte vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor për të kryer procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me synim rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori, por edhe përgjegjësi e lartë personale e profesionale në funksion të ndërtimit të një sistemi të pavarur, të drejtë e të paanshëm.
Në 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë dhe sot, më 17 qershor 2022, ai numëron në total 535 vendime, prej të cilave 209 konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35 përfundim procesi pa vendim perfundimtar, si dhe 3 vendime pezullim nga detyra (raporti statistikor).
Deri në fund të mandatit të Komisionit, mbeten për t’u rivlerësuar edhe 270 subjekte, me qëllim përmbylljen e vettimit të listës së plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë).
Gjatë këtyre 5 viteve, anëtarët e Komisionit janë përballur me sfida të ndryshme profesionale, por edhe personale. Përgjatë këtij rrugëtimi, KPK ka patur mbështetjen dhe ekspertizën e vazhdueshme të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilin gjen rastin edhe njëherë ta falenderojë. Po ashtu, Komisioni shpreh mirënjohje dhe falenderim për rolin e luajtur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të procesit të rivlerësimit.
Transparenca, llogaridhënia dhe informimi i publikut mbi procesin e vettingut, që nga dita e parë e punës, konsiderohen si shtylla të rëndësishme të veprimtarisë së Komisionit. Prandaj, shprehim falenderim edhe për mediat kombëtare, lokale e ndërkombëtare për angazhimin dhe vëmendjen e kushtuar. Për KPK, media mbetet një partner i rëndësishëm.
Komisioni nënvizon se gjatë 5 viteve të funksionimit të tij ka kryer me paanshmëri, profesionalizëm dhe angazhim të lartë procesin e rivlerësimit. Në vijim, edhe me zgjatjen e afatit kushtetues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, secili nga anëtarët e trupës do të vijojë me përkushtim detyrën, duke i qëndruar besnik Kushtetutës dhe ligjeve, për të shpërblyer besimin e publikut.
Subjekti: Z. Arben Sharra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës,
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ARBEN SHARRA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 10.3.2022 dhe në datën 13.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Bevis Shehaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.6.2022, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bevis Shehaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Olsi Komici relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Gjergji Tako, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Ciftja
Subjekti: Z.Bevis Shehaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative Vlorë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Olsi Komici
Vendim Nr: 532
Data e vendimit: 18.5.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Esmeralda Ndoci, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Arben Sharra, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 15.6.2022, ora 13:00, nuk do të zhvillohet, për shkak se subjekti ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 27.6.2022, ora 10:00, në po të njejtën sallë në Pallatin e Koncerteve.