RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të Sekretarisë Gjyqësore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi.

b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c.Të kenë të paktën një vit përvojë pune në profesion.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 24 Qershor 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.                            

Subjekti: Znj. Enkela Vlora (Bajo), gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 25.3.2022 dhe në datën 27.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Hysni Mulaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.6.2022, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Hysni Mulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Znj. Enkela Vlora (Bajo), gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu

Subjekti: Z. Hysni Mulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Suela Zhegu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Alvora, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.6.2022, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Alvora, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.
  2. Bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të dosjeve, si më poshtë:
    • lidhur me procedimin penal nr. 566/2015, për të cilin subjekti ka vendosur mosfillimin e tij për veprën penale “mashtrim”.
    • lidhur me kallëzimin nr. 1638/2019, për veprën penale “falsifikim dokumentesh” me kallëzues shtetasin me inicialet F. H.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

Subjekti: Znj.Elona Alvora, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B , Kati O.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Xhensila Pine, Suela Zhegu

Vendim Nr: 530
Data e vendimit: 10.5.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Guximtar Boçi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Lexo/Shkarko Vendimin

 

 

 

 

 

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Altin Abdiu nuk u zhvillua e plotë. Nga salla e seancave publike, subjekti i rivlerësimit kërkoi shtyrje të seancës dëgjimore me argumentin se përfaqësuesja e tij ligjore, znj. Antoneta Sevdari, ishte me raport mjekësor për arsye shëndetësore dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme, datë 6.6.2022. Në lidhje me pamundësinë për shkaqe shëndetësore të përfaqësueses ligjore të subjektit, trupi gjykues ishtë vënë në dijeni, përmes e-mailit zyrtar, edhe nga vetë znj. Antoneta Sevdari, një orë para zhvillimit të seancës degjimore. Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga z. Roland Ilia kryesues, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, njoftoi se kishte pranuar kërkesën për shtyrjen  e seancës dëgjimore për në datën 14.6.2022, ora 13:00.

 

RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 26.6.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.