Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit znj. Elveta Murra, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 28.4.2022, ora 13:00, nuk u zhvillua.
Trupi gjykues pak para zhvillimit së seancës dëgjimore u njoftua përmes postës elektronike nga subjekti i rivlerësimit për pamundësinë e saj për të marrë pjesë në seancë, pasi ka rezultuar me COVID. Gjithashtu, raport mjekësor ka paraqitur edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit z. Koci Mato.
Për rrjedhojë, trupi gjykues në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar vendosi ta shtyjë për herë të tretë seancën degjimore për subjektin Elveta Murra.
Trupi gjykues u tërhoq për të shqyrtuar provat dhe për të marrë vendim.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.4.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Matilda Shalla i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.4.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Matilda Shalla, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Pamela Qirko relatore dhe z.Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Znj. Elveta Murra, me detyrë prokurore në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Etleda Ciftja, Pamela Qirko, Roland Ilia
Nga ana e tij, Komisioneri Varhelyi e cilësoi realizimin e procesit të rivlerësimit një arritje themelore për të ardhmen e vendit, si dhe shprehu vlerësime për punën e deritanishme të organeve të vetingut. Njëkohësisht, Komisioneri Varhelyi u shpreh se sulmet ndaj anëtareve të organeve të rivlerësimit dhe familjarëve të tyre duhet të ndalojnë. Ai inkurajoi anëtarët e organeve të rivlerësimit të vijojnë me procesin bazuar mbi themelet e forta të punës së bërë, si edhe garantoi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Subjekti: Znj. Matilda Shalla, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Etleda Ciftja, Roland Ilia, Pamela Qirko
Subjekti: Z. Guximtar Boçi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu,Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. GUXIMTAR BOÇI
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.4.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fida Osmani i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 27.4.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Fida Osmani (Stojku), gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sot, në datën 27.4.2022, njoftoi në seancë publike riçeljen e hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Florian Bonjaku, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Trupa gjykuese informoi se seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare në internet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Guximtar Boçi, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 28.4.2022, ora 10:00, nuk do të zhvillohet. Komisioni për arsye objektive ka vendosur të shtyjë seancën në datë 4.5.2022, ora 13.30.
Subjekti: Z. Gjergji Tako, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Ciftja


