Subjekti: Z. Artan Hazbi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Z. Avni Kraja, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Alma Faskaj


NJOFTIM PËR SHTYRJE SEANCE TË SUBJEKTIT TË RIVLERËSIMIT Z. AVNI KRAJA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Avni Kraja, e përcaktuar për t’u ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Avni Kraja, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 26.4.2021, ora 9:30, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë per herë të  dytë seancën dëgjimore, pasi, subjekti i rivlerësimit ka paraqitur  serish raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 30.4.2021, ora 9:30.​

Subjekti: Znj.Dhurata Balla,Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici,Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine


Njoftim për shtyrje seance për subjektin e rivlerësimit znj. Dhurata Balla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit znj. Dhurata Balla, parashikuar për t’u mbajtur ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, datë 21.4.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Ilir Përdeda,  bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 23.4.2021, vendosi:​

1.  Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Ilir Përdeda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

2. Bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, transferimin pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të dy dosjeve, si vijon:

  • lidhur me çështjen civile-administrative nr. 212662-01111-53-2015, të shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për të cilën   është dhënë vendimi nr. 255, datës 21.4.2016;
  • lidhur me vendimin nr. 64, datë 18.2.2016, mbi ndryshimin e masës të sigurisë personale ndaj shtetasit me iniciale P. D., që i përket procedimit penal nr. 996, datë 22.10.2015, për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, në bashkëpunim të shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Genta Tafa Bungo  anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

Subjekti: Z. Sokol Pina, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj

Subjekti: Z. Durim Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli,Roland Ilia, Etleda Çiftja


NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS PËR SHPALLJEN E VENDIMIT PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. DURIM HASA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit të subjektit të rivlerësimit z. Durim Hasa, parashikuar ...

Subjekti: Z. Ilir Përdeda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit të subjektit të rivlerësimit z. Durim Hasa, parashikuar për t’u mbajtur në datën 23.4.2021, ora 9:45, do të shtyhet, sepse trupi gjykues ka vendosur të çelë hetimin për kriterin e figurës dhe kriterin e vlerësimit profesional.

Seanca e radhës do të njoftohet në faqen zyrtare të Komisionit.

Vendim Nr: 344
Data e vendimit: 11.2.2021
Subjekti i rivlerësimit:  Znj. Marinela Osmani (Nuni), Këshilltare Ligjore në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor (e komanduar).