Subjekti: Z. Genti Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Roland Ilia, Firdes Shuli

Subjekti: Z. Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime te Rënda

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Klodian Kurushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.12.2019, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime te Rënda.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu , znj. Alma Faskaj relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

 

 

Vendimi Nr: 216
Data e vendimit: 04.12.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Mbështetur në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në
Republikën e Shqipërisë”;
Me qëllim unifikimin e procedurave të shqyrtimit të çështjeve nga trupat gjykuese;
Bazuar mbi parimin e transparencës, parimin e procesit të rregullt ligjor, parimin e gjykimit të
shpejtë, parimin e hetimit kryesisht, parimin e barazisë dhe parimin e eficiencës;
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit unifikon hapat proceduralë që ndiqen nga trupat gjykuese të
Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar të subjekteve të rivlerësimit….

Lexo

1. Vlerësimi i punës së këshilltarit të Njësisë së Shërbimit Ligjor (më tej “NJSHL”) sipas
kësaj rregulloreje fillon nga data 1 janar 2020 dhe bëhet në mënyrë periodike 1-vjeçare,
sipas formularit standard të lidhjes nr. 1, bashkëngjitur dhe pjesë integrale e kësaj
rregulloreje……

Lexo

Në mbështetje të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve
në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të
interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9131, datë
8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, aktet nënligjore që rregullojnë
çështjet të etikës, si dhe bazuar në standardet më të larta të etikës dhe integritetit të punonjësve,
hartohet ky Kod mbi etikën dhe sjelljen profesionale të personelit administrativ dhe të
këshilltarëve të njësisë së shërbimit ligjor të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lexo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 02.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Doloreza Musabelliu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.12.2019, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Doloreza Musabelliu, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Z. Fatri Islamaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, përcaktuar në datë 05.12.2019, ora 14:00, do të shtyhet për në datë 10.12.2019, ora 09:45.

Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!

 

​ 

 

Subjekti: Z. Genti Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Roland Ilia, Firdes Shuli