Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.10.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Ahmet Jangulli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.10.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari,  znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.