Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 29.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Matilda Fetau bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:    

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit,  znj Matilda Fetau, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Suela  Zhegu  relatore, znj. Genta Tafa Bungo  anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.         

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.        

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.             

Ky vendim u shpall sot, në datën 29.5.2023