Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Rexhep Karaj, që ishte përcaktuar për t’u mbajtur këtë të mërkurë, datë 17.11.2021, nuk u zhvillua. Trupi gjykues, nga salla e seancave publike, njoftoi se subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, ka njoftuar pamundësinë e tij për të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për një tjetër datë, që do të bëhet publike në kalendarin e seancave në faqen zyrtare të Komisionit.