Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 19.11.2021 dhe në datën 22.11.2021  për subjektin e rivlerësimit, z Jak Ndoka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.11.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Jak Ndoka, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Lezhë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj.Xhensila Pine relatore dhe z.Olsi Komici  anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.