Subjekti: Znj. Suela Salavaçi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Etleda Çiftja, Suela Zhegu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ, bazuar në të tria kriteret e rivlerësimit, duke dëgjuar subjektin në seancën e datës 18.07.2022.
Me vendim të ndërmjetëm Nr. 496 Akti, datë 20.07.2022, trupi gjykues vendosi: “Pezullimin nga detyra të znj. Jurida Bajraktari, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin e saj për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës”.
Me shkresën nr. 547 prot., datë 21.07.2023, Shkolla e Magjistraturës ka dërguar pranë Komisionit rezultatet e provimit përfundimtar të subjektit, bazuar në pikën 2 të nenit 60 të ligjit nr. 84/2016.
Bazuar në rezultatet e arritura, të miratuara nga Këshilli Pedagogjik, si dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, me vendimin nr. 31, datë 18.07.2023, konstatohet se subjekti i rivlerësimit, znj. Jurida Bajraktari, ka arritur rezultate të mira, duke i kaluar mangësitë e parashtruara në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky trup gjykues, pasi zhvilloi seancën e datës 18.07.2022, në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, shpalli vendimin e ndërmjetëm të datës 20.07.2022, administroi rezultatet e arritura nga subjekti gjatë programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës dhe pasi i diskutoi ato në dhomë këshillimi, e konsideron të përfunduar procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Jurida Bajraktari.
Në përfundim të këtij procesi, trupi gjykues, i përbërë nga:
Genta Tafa (Bungo) Kryesuese
Valbona Sanxhaktari Relatore
Lulzim Hamitaj Anëtar
VENDOSI:
Konfirmimin në detyrë të znj. Jurida Bajraktari, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të kësaj seance dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Komisionit.
Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall, sot, në datën 25.9.2023.
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia, takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), z. Roland Ilia, u prit në një takim zyrtar nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), z. Dorian Tola.
Z. Ilia vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm institucional me AKSIK-në dhe falënderoi z. Tola për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Nga ana e tij, z. Dorian Tola e uroi z. Roland Ilia për detyrën e re si Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe garantoi se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar do të vijojë të mbështesë deri në fund punën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në funksion të rivlerësimit kalimtar.
Ky takim u zhvillua në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 1.10.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.9.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Kujtim Vranici bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kujtim Vranici, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 19.9.2023.

