Vendimi Nr: 685
Data e vendimit: 14.7.2023
Subjekti i rivlerësimit : Znj. Alma Felaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 28.9.2023.
Tiranë, më datë 29.9.2023.
 
 
 
 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në përfundim të procesit të rivlerësimit për subjektin znj. Marsida Frashëri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.9.2023, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsida Frashëri, prokurore  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 11.9.2023.

Subjekti: Z. Adriatik Bocaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 24.9.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.

Vendimi Nr: 686
Data e vendimit: 14.7.2023
Subjekti i rivlerësimit : Z. Xhelian Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Vendimi mori formë të prerë, pasi nuk u ankimua më datë 27.9.2023.
Tiranë, më 28.9.2023.
 
 
 
 
Subjekti: Znj. Marsida Frashëri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo), Valbona Sanxhaktari
Vendimi Nr: 695
Data e vendimit: 6.9.2023
Subjekti i rivlerësimit : Z. Rifat Kojku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. 
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.9.2023.
Tiranë, më datë 26.9.2023.
 
 
 
Vendimi Nr: 688
Data e vendimit: 21.7.2023
Subjekti i rivlerësimit : Znj. Anila Karanxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.9.2023.
Tiranë, më datë 22.9.2023.
 
 
Vendimi Nr: 681
Data e vendimit: 7.7.2023
Subjekti i rivlerësimit : Z. Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
 
 
 
 
Vendimi Nr: 678
Data e vendimit: 20.6.2023
Subjekti i rivlerësimit : Znj. Vitjuna Mata, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 27.9.2023.
Tiranë, më datë 28.9.2023.