Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Altin Abdiu, nuk u zhvillua e plote, pasi subjekti kërkoi përjashtimin e një prej antarëve të trupit gjykues. Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga z. Roland Ilia kryesues, znj. Pamela Qirko relatore dhe Znj. Etleda Çiftja anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar, vendosi të ndërpresë seancën dëgjimore, me qëllim marrjen në shqyrtim nga Komisioni të kërkesës së subjektit të rivlerësimit. Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare.
Subjekti: Z. Altin Abdiu, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Etleda Ciftja, Roland Ilia, Pamela Qirko
Vendim i Ndërmjetëm
Data e vendimit: 13.5.2022
Subjekti i rivlerësimit:Znj. Marsida Frashëri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Subjekti: Znj.Brunilda Çarçiu, inspektore pranë KLGJ-së.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Firdes Shuli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Andri Ymeri, nuk u zhvillua e plote, pasi subjekti kërkoi verbalisht përjashtimin e dy antarëve të trupit gjykues. Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga znj. Pamela Qirko kryesuese, z. Roland Ilia relator dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar, vendosi ti japë kohë subjektit të rivlerësimit deri ne orën 12:00 të datës 14.6.2022, të depozitojë me shkrim dhe të bazuar në ligj kërkesën e tij.
Komisioni do të njoftojë vijimin e seancën dëgjimore, duke e bërë publike datën dhe orën në faqen e tij zyrtare.
Subjekti: Z.Bevis Shehaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative Vlorë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Olsi Komici
Subjekti: Z.Andri Ymeri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Etleda Ciftja, Pamela Qirko, Roland Ilia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 8.6.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkela Vlora (Bajo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.6.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkela Vlora (Bajo), gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 3.7.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE SPECIALIST JURIST DHE NJË POZICION SPECIALIST FINANCË/PROKURIME
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 2 vende pune në pozicionin “specialist jurist”, me kategori page III-b.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të zotërojnë diplomë Bachelor në Drejtësi.
- Të kenë eksperiencë pune, jo më pak se 1 vit;
- Të kenë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 1 vend pune në pozicionin “specialist financë – prokurime”, me kategori page III-b.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike.
- Të ketë eksperiencë dhe përvojë në fushën e prokurimeve publike, jo më pak se 1 vit.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike në përdorimin e paketës Microsoft Office, si dhe të sistemit të prokurimit elektronik SPE.
- Njohuria e gjuhës angleze përbën vlerë të shtuar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 24.6.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.